I moshuari shembet në tokë dhe humb jetën në Shkodër

Një 70 vjeçar është rrëzuar i vdekur sot në qytetin e Shkodrës.

Abcneës raporton se 70 vjeçari kishte shkuar për të marrë pensionin dhe pasi doli nga zyra e postës i është drejtuar motorçikletës së tij, por papritur është shembur në tokë.

Menjëherë është telefonuar autoambulanca, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por pa rezultat.

Mjekët dyshojnë për një atak kardiak, por ka të dhëna të tjera në lidhje me shkakun e vdekjes së tij. /albeu.com/


Shtuar 11.03.2020 10:11