DETAJET/ Si u grabit me armë zjarri karburanti në Durrës

Një pikë karburanti në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë është grabitur nga dy persona.

Burimet bëjnë me dije se grabitësit ishin të maskuar dhe të armatosur.

Policia bën me dije se dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e  autorëve.

Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të  rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë,  në sheshpushimin e një karburanti,  dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e  autorëve.

Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të  rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 6.06.2021 10:11