Lille “thyen” dominimin e PSG, zyrtarisht kampione e Ligue 1 (VIDEO)

Lille është kampioni i Francës për edicionin 2020/21.

 

Me fitoren në udhëtim te Angers me rezultat 1 – 2, Lille është kampion për këtë edicion.

David (10′) dhe Yilmaz (45+1) realizuan për mysafirët, derisa golin e nderit për Angers e shënoi Fulgini në fundin e ndeshjes (90+2).

Me këtë fitore, Lille është kampion me 83 pikë, një më shumë se PSG-ja që u rendit e dyta me 82 pike.


Shtuar 23.05.2021 23:07

Tags: , ,