Pirlo bie dakord me kushtet, gati firma me ekipin e njohur të Serie A

Andrea Pirlo pritet ta marrë drejtimin e Genoa.

Bëhet e ditur se Pirlo tashmë ka biseduar me krerët e Genoas dhe në parim është pajtuar me kushtet e ofruara.

Te Genoa i kanë ofruar Pirlos kontratë deri në verën e vitit 2023.

Pirlo te Genoa do ta zëvendësojë Davide Ballardinin që do të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.

Këtë edicion, Genoa ka vetëm një fitore në 11 ndeshje të luajtura në Serie A.

Pirlo është i papunë prej muajit maj kur u shkarkua nga Juventusi, përkundër që fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë.


Shtuar 5.11.2021 22:10

Tags: ,