Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi të djathtë, piketon një holandez

Real Madrid është hedhur në sulm për transferimin e një mbrojtësi anësor të djathtë.

Sipas “ Defensa Central”, “Los Blancos” ka hedhur sytë nga 21-vjeçari i Bayern Leverkuse, Jeremie Frimpong.

Djaloshi momentalisht e ka vlerën 20 milion euro në treg dhe ka patur një sezon të mirë deri më tani për Leverkusen.

Në 30 ndeshje për këtë sezon, ai ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 8 herë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.02.2022 15:44