E ardhmja e pasigurt për De Ligt

E ardhmja e Matthijs de Ligt, qendërmbrojtësit të Juventusit dhe kombëtares holandeze, mbetet e pasigurt.

Siç thekson El Nacional këtë mëngjes, ai në fakt mund të largohet nga klubi i Juventusit në fund të këtij sezoni, me Chelsean në pole position për blerjen e tij.

Londinezët, shton i njëjti burim do të kishin kaluar tashmë Barcelonën pasi mund t’i ofronin shumë më tepër Juventusit për kartonin e tij. /albeu.com/


Shtuar 27.02.2022 15:38

Tags: