Anketa e re: Ja kush do ti fitoj zgjedhjet në Maqedoni

Në pyetjen “Për cilën parti do të votoni nëse javën e ardhshme do të ketë zgjedhje parlamentare”, 22,5 për qind e të anketuarve kanë votuar pro VMRO-DPMNE-së, në krahasim me 17,9 për qind për LSDM-në.

BDI në këtë segment të sondazhit ka marrë besimin prej 7 për qind, ndërsa partitë e tjera të koalicionit në pushtet Alternativa dhe BESA me 1.2 dhe 1.1 për qind respektivisht, thuhet në Anketën e Institutit të hukumtimit të politikave nga SHkupi (IPIS).

Nga ana tjetër, partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët sipas sondazhit gëzon mbështetjen e 3.5% të elektoratit. /INA/


Shtuar 21.01.2022 17:25