Makina del nga rruga në Korçë, lëndohen dy persona (VIDEO)

Një makinë tip “Hyundai” ka dalë nga rruga në aksin rrugor Korçë – Drithas, pasi shoferi ka humbur kontrollin.

Si pasijë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, shtetari B.L, 21 vjeç banues në Vlorë dhe S.L 30 vjeç, banues në Sheqeras, Maliq, të cilët janë dërguar në Spitali ne Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.02.2022, rreth orës 17:20, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Drithas, Maliq, sapo kalon urën e këtij fshati, ka dalë nga rruga mjeti tip “Hyundai” dhe për pasojë janë dëmtuar shtetasit B. L., 21 vjeç, banues në Vlorë dhe S. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, të cilët u dërguan për në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit. /albeu.com

 


Shtuar 7.02.2022 18:19