Polonia përfiton nga pezullimi i Rusisë prej Kupës së Botës

Pak orë më parë FIFA doli me deklaratën se klubet dhe kombëtaret ruse, femra dhe meshkuj, janë pezulluar nga çdo garë sportive.

Kështu, Rusia nuk do të marrë pjesë as në Kupën e Botës, në ndeshjen e playoff-it të cilën do të luante ndaj Polonisë.

Gazetari i njohur i sportit, Gianluca Di Marzio ka bërë me dije në një postim në Twitter se Polonia ka përfituar nga ky ndëshkim.

Kombëtarja polake do të kualifiokohet direkt për në fazën tjetër të eliminimeve direkte të Kupës së Botës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 28.02.2022 20:30