Keni bërë plane për fundjavën? Hidhi përpara një sy motit

Sot është Krishtlindje, dhe me siguri të gjithë keni bërë planet tuaja për fundjavën. Por, përpara se të niseni me pushime apo çfarëdo të bëni çfarëdo tjetër që keni organizuar, albeu.com ju sugjeron të shikoni njëherë motin, nëse e keni në favor apo jo.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, këtë fundjavë do të ketë ndikim të motit të paqëndrueshëm. Në përgjithësi, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu të cilat do të aktivizohen herë pas here.

Ditën e diel e deri të hënën në mesditë reshjet do të jenë në formën e rrebesheve me rrufe kryesisht në veriperëndim të territorit. Reshjet e dobëta të borës do të prekin alpet.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e hera herës mesatare. Përkohësisht në momentet me shtrëngata e vrullshme. Era e ngrohtë do të sjellë rritje të temperaturave si dhe shkrirje graduale të dëborës. Valëzimi në dete i forcës 4 dhe 5 ballë.

Për më shumë lajme nga moti na ndiqni https://albeu.com/moti/


Shtuar 25.12.2021 10:19