Lojtar i lirë, Gledi Mici kërkohet nga kampionët e rinj

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut dhe së fundmi Shkëndijës së Tetovës për dy sezone, Gledi Mici, është lojtar i lirë në treg. Ai përfundoi kontratën me tetovarët, e më pas palët nuk rinovuan. Prej disa ditësh, mbrojtësi i majtë është duke shqyrtuar ofertat.

Së fundmi në skenë kanë dalë kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit. Sipas mediave në Kosovë, Mici ka nisur negociatat me klubin gjilanas.

Mbrojtësi i krahut të majtë është 29 vjeç dhe kulmi i tij ka qenë aktivizimi në fazën e grupeve të Ligës së Europës me Skënderbeun. Më parë ai ka qenë pjesë e Kukësit, Flamurtarit dhe Kamzës.

Drita që kërkon ish-mbrojtësin e Skënderbeut do të luajë në turin paraeliminator të Ligës së Kampionëve ndaj ekipit nga Andorra, Inter Eskaldes. Sfida mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 8 gusht në Nion të Zvicrës.


Shtuar 28.07.2020 10:04