Lavrov “kërcënon” NATO-n: Misioni paqeruajtës në Ukrainë mund të çojë në luftë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë në një fjalim këtë mëngjes se nëse trupat paqeruajtëse dërgohen në Ukrainë, kjo mund të nisë një konflikt me NATO-n.

Polonia ka sugjeruar që paqeruajtësit ndërkombëtarë duhet të dërgohen në Ukrainë, për ta ndihmuar atë të mbrohet.

Lavrov po mbante fjalimin e tij tradicional para studentëve dhe stafit në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë këtë mëngjes, ku ai gjithashtu dyfishoi gjëra të tjera që ai ka thënë më parë, duke përfshirë rreth neo-nazizmit që është i përhapur në Ukrainë dhe se Perëndimi po “anulon” Rusinë.


Shtuar 23.03.2022 10:17