Vrasës me pagesë, kush është 37 vjeçari që bashkë me babain vrau dhe varrosi motrën në Dajt

Personi që shihni në foto është Shkëlzen Buçi, 37-vjeç, i cili së bashku babanë e tij vranë dhe varrosën në malin e Dajtit Eglantina Buçin tetë vite më parë, ndërsa ngjarja e rëndë u zbardh sot nga policia.

Por kush është Shkëlzen Buçi?

I riu ndodhet në burg si autori kryesor i atentatit ndaj aktorit Mishel Prela, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Në gjyq, asokohe, Buçi pranoi autorësinë e krimit, ndërsa rrëfeu se një biznesmen i kishte premtuar 80 mijë euro për vrasjen e aktorit. Ai pranoi po ashtu se kishte pranuar të kryente vrasjen për të shlyer një kredi që familja e tij kishte marrë disa kohë më parë për kurimin e të vëllait. Ai u dënua nga gjykata me 13 vite burg dhe ndodhet ende pas hekurave duke shlyer dënimin.


Shtuar 4.09.2020 15:55