Jonida Maliqi në ‘Big Brother’? Miqtë e saj brenda, ja si i ka parë këngëtarja

Pjesë e diskutimit në intervistën e dhënë për programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ishin edhe reality show, duke qenë se Jonida Maliqi është edhe moderatore e një programi apo dhe prezantuese e Festivalit të RTSH-së.

Ermali e pyet se si i janë dukur personazhet në Big Brother dhe nëse “cënohet” imazhi i një personazhi publik në formate të tilla?

“Personazhet i njoh të gjithë, mendoj që unë nuk do kish rezistuar kurrë, kam frikë se nuk do të përshtatesha shumë. Unë jam një natyrë e qetë por dua higjenën, rregullin. Përpos kësaj më pëlqen shumë të rri me veten. Në kamerat 24 në 24 padyshim që do nxjerrësh edhe anën tënde më të errët, edhe ndoshta atë që pak njerëz ta njohin dhe që publiku nuk ta suporton dot”.

Teksa Ermali i thotë që je përmendur apo përfshirë në lajme për shkak të njohjeve me personazhet protagonistë në Big Brother, Jonida shprehet “vërtet se dija që më kanë përfshirë”.


Shtuar 17.12.2021 19:03