Ilir Meta publikon pikat kryesore ku “Venecia” i dha të drejtë

Presidenti Ilir Meta në një konferencë te mbajtur sot për mediat ka folur rreth rëndësisë që kanë ditët që kanë kaluar dhe ato që janë përpara në raport me procesin e negociatave ku ndër të tjera ka theksuar edhe takimin që ka pasur me kryenegociatorin me BE-në, Zef Mazin.

“E konsideroj të rëndësishme për të realizuar këtë konferencë për shtyp pasi java që lamë pas pati disa zhvillime të rëndësishme që ka të bëjë me nisjen e negociatave. Pata kënaqësinë në takimin me ambasadorin Zef Mazi i emëruar nga qeveria si kryenegociator me BE . Jemi njohur me qëndrimet tona përmes korrespondencave të zyrave tona me të gjitha mediat”, tha Meta.

Në vijim presidenti ka cituar edhe gjetjet që ka bërë Komisioni i Venecias në lidhje me draft-opinionin për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, ku ka cituar pikat kryesore që sipas tij i japin të drejtë Kreut të Shtetit në qëndrimet e tij.

Sqaroi përfundimisht që sipas Veniecias dhe jo sipas presidentit aktual se cilat kanë qenë raportet e miaj në raport me Kushtetutën, ligjin dhe FGJKL. Në radhë të parë KV konfirmoi se shkaku i përplasjes institucionale mes Kuvendit dhe Presidentit, ishin veprimet anti-ligjore të ish-kryetarit të KED dhe kryesisht me listat e emërimeve. Kjo është tërësisht e provuar, sepse ai nuk e diskutoi kohën me anëtarët e tjerë të KED. Një nga pikat e KV tyhotë se çështja më e rëndësishme ka të bëjë me kohën e përcjelljes së listave të përzgjedhjes së kandidatëve të presidentit dhe Kuvendit. Kjo thotë Venecia shkaktoi krizë institucionale.

Doja të sqaroja, KV konfirmoi se KED ka funskionuar në mënyrë jo transparente dhe përjashtimi i Avokatit të Popullit nga mbledhjet e saj është anti-kushtetuese. KED thotë Venecia nuk funksionoi në mënyrë transparente, shpërfilkli praninë e detyrueshme të AP qoftë në përzgjedhjen përmes shortit apo të votimeve të KED. Çështja e tretë që sqaron KV, ku thotë, veprimet e Presidentit jo vetëm ishin në përputhje me ligjin por ato kanë mbrojtur Kushtetutën dhe ligjin”, tha Meta.


Shtuar 22.06.2020 13:12