Sulm me bombë në një xhami në Afganistan, 50 të vdekur dhe qindra të plagosur

Një sulm me bombë është bërë në një xhami në qytetin afgan Kunduz, ku të vrarë kanë mbetur 50 persona, thonë zyrtarët, duke shtuar se ky është sulmi më vdekjeprurës që kur forcat amerikane u larguan.

Fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë trupa dhe mbeturina brenda xhamisë, ndërsa nga kjo ngjarje kanë mbetur më shumë se 100 të plagosur.

Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij sulmi, por ekstremistët sunitë myslimanë, përfshirë një grup lokal të Shtetit Islamik, kanë vënë në shënjestër komunitetin shiit.

Ata i konsiderojnë myslimanët shiitë si heretikë.

IS-K, filiali rajonal afgan i grupit të Shtetit Islamik që kundërshton dhunshëm talebanët qeverisës, ka kryer disa bombardime kohët e fundit, kryesisht në lindje të vendit.

Sulmi i sotëm, nëse është kryer nga ISIS, do të shënonte një zgjerim të zymtë të aktiviteteve të tyre në veri të vendit. Talibanët thonë se kanë arrestuar dhjetëra anëtarë të ISIS dhe besohet se kanë vrarë të tjerë të dyshuar për lidhje me grupin, por publikisht ata gjithashtu kanë minimizuar kërcënimin që paraqet ISIS./albeu.com


Shtuar 8.10.2021 15:28