Makina del nga rruga në Librazhd, futet në lulishten e lokalit (FOTO LAJM)

Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident në Librazhd. Një mjet tip “Fiat Punto” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lulishten e një kafeje.

Mësohet se shoferi ka dalë nga rruga ndërsa po dërgonte një fëmijë në shkollë, por shkaku i aksidentit nuk dihet ende.

Nga fotot duket se njerëzit që po pinin kafen e mëngjesit në lokal janë trembur, pasi makina ka qenë gati duke i përplasur./albeu.com


Shtuar 25.11.2021 08:21