Ministri i Shëndetësisë në Zelandë jep dorëheqje: Kam dështuar me koronavirus, jam idiot!

Ministri i Shëndetësisë i Zelandës së Re David Clark dha dorëheqjen sot nga posti që mbante që një kohë. Clark ka dalur në konferencë për media ku ka pranuar dështimet e tij duke dhënë dorëheqje.

Madje, Clark e ka përshkruar veten si një idiot.

“Unë kam shkelur masat e karantinës, dhe jam idiot për këtë. Nuk kam përmbushur obligimet e mija të punës. Fajin për dështim e ka edhe Ashley Bloomfield për lëshimet që ka bërë në kufi. E di që qytetarët janë të zemëruar dhe për këtë jap dorëheqje. Jam munduar të jap tërë enërgjinë time, por kam dështuar” ka thënë Clark.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka pranuar dorëheqjen e tij.

“Ishte thëlbësore që menaxhimi ynë shëndetësor të ketë besimin e publikut. Chris Hipkins do të jetë ministër i ri i Shëndetësisë. Kaq mund të them tani” ka deklaruar kryeministrja Ardern.


Shtuar 2.07.2020 11:03