Ky është shefi i komisariatit që u pezullua nga detyra

Gjashtë punonjës të policisë Korçë, mes tyre shefi i komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefi i qarkullimit Kelmend Pikuli janë pezulluar nga detyra.

Mësohet se 4 personat e tjerë të pezulluar Petro Fraholli, Genci Hysi, Çlirim Akrobati dhe Kamber Kllogjeri, janë punonjës të qarkullimit.

Për shefin e komisariatit Krenar Gjokutaj dhe shefin e qarkullimit Kelmend Pikuli, burime bëjnë me dije se Prokuroria e Tiranës ka hetuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”.

Ndërsa 4 punonjësit e tjerë mësohet se janë hetuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shefin e Komisariatit dhe pezullimin nga detyra. /albeu.com/


Shtuar 20.10.2021 23:22