Broja e turpëroi në Old Trafford, tifozët e Man Utd kërkojnë shitjen e Maguire

Ditën e shtunë u lujat ndeshja midis Manchester United.
Southampton e cila përfodnoi me rezultatin e barabartë 1-1. Armando Broja realizoi një ndeshje fantastike ku driblimet e tij u bënë virale në rrjetet sociale. Në pjesën e parë fitoi një duel shpejtësie me një nga qendermbrojtësit më të shpejtë , Varane.

Në fundin e pjesës së dytë, ai dribloi në mënyrë magjepëse mbrojtësin anglez, Maguire. Kapiteni i Manchester United “u deh” nga driblimet e Armando Brojës dhe në fund i bëri një ndërhyrje të ashpër si për inat.

Gjithësesi performanca e dobët e kapitenit të ‘Djajëve të Kuq’ ka revoltuar tifozët e klubit. Ata kanë kërkuar nëpërmjet rrjeteve sociale shitjen e tij në mënyrë urgjente.

Ai është kritikuar shpesh për ngathtësinë e tij. “Ai duhet shitur menjëherë, le t’i japim fund humbjeve”, ishin reagimet e tifozëve të “Djajve” në rrjetet sociale./h.ll/albeu.com