Dy makina janë djegur mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Elbasanit.
Sipas informacioneve nga Policia, të dy makinat ishin tip Benz dhe janë djegur në lagjen 5 maji të qytetit.
Po sipas burimeve zyrtare, njëri mjet ishte në pronësi të shtetasit M.K. dhe tjetri në pronësi të shtetasit N.D.
Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij zjarri.
“Më datë 28.09.2021, rreth orës 04:40, në lagjen “5 Maji”, Elbasan ka rënë zjarr në automjetet tip “Benz” në pronësi të shtetasit M.K. banues në Elbasan , dhe tip “Benz” në pronësi të shtetasit N.D., banues në Elbasan, të cilët ishin të parkuar.
Si pasojë e zjarrit, automjetet janë djegur pjesërisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com