E denoncoi Berisha, Policia kujtohet të nxjerrë njoftimin për plagosjen në Qafë Kashar! Cfarë ndodhi atje

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur, me datë 17.09.2021, në Qafë Kashar, ngjarje të cilën e denoncoi edhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

Sipas Policisë, gjatë një konflikti me armë, ka mbetur i plagosur shtetasi R.S.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar të ngjarjes, ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme./albeu.com


Shtuar 20.09.2021 18:55