Kurti: Do të emëroj ministrin e ri të Shëndetësisë, nuk është nga LVV-ja

Ministria e Shëndetësisë ka një kohë që ka mbetur me ushtrues të detyrës pas dorëheqjes së Arben Vitisë për të garuar për të parin e Prishtinës.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta emërojë ministrin e ri në këtë dikaster, ndërsa ka mohuar se do të bëjë riformatim të Qeverisë, duke u shprehur i kënaqur me punën e ministrave aktualë, transmeton Zeri.info.

“Nuk kemi plan për riformatim sepse jam i kënaqur me ministrat aktualisht, por është çështje ditësh kur unë do ta emëroj ministrin e ri të Shëndetësisë në vend të Arben Vitisë, ndërkohë punën po e kryen mirë u.d. së ministres Dafina Gexha – Bunjaku dhe këto ditë do ta emëroj ministrin e ri”, tha Kurti në ATV.

Ndërsa ku u pyet nëse ministri i ri është nga Vetëvendosje, Kurti u përgjigj: “Jo, nuk do të jetë nga Vetëvendosja, por nga shëndetësia”.


Shtuar 10.11.2021 22:17