PD zyrtarizon emrin, ky do të jetë kandidati që do të garojë për Shkodrën në zgjedhjet e 6 marsit

Partia Demokratike ka zyrtarizuar emrin e kandidatit që do të garojë në zgjedhjet e 6 marsit. Bëhet fjalë për ish- kryetarin e Këshillit Bashkiak Shkodër, Xhemal Bushati.

Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD-së, baza e partisë dhe kryesitë e Degëve në 6 bashkitë duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së sotme, 2 shkurt.

Kandidatët e propozuar nga baza do t’i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH-së.

 


Shtuar 2.02.2022 15:47