Thjeshtë wow! Kurrë nuk e keni parë aq elegante dhe tërheqëse ambasadoren Yuri Kim (FOTO LAJM)

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim së bashku me ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi kanë festuar 246-vjetorin e krijimit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Yuri Kim ka zbuluar në Instagram pamje nga ceremonia ku për herë të parë, shohim ambasadoren amerikane në Shqipëri shumë të kuruar si asnjëherë më parë.

Kim kishte veshur një fustan të zi, të gjatë dhe elegant.

“Këtë vit, ne festuam 246-vjetorin e lindjes së Trupa e Marines të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E nderuar që iu bashkuan këtij eventi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, GjeneralMajor Begaj dhe shumë shokë të tjerë.

Marina e SHBA kanë përfaqësuar gjithmonë më të mirët dhe më të guximshmit e Amerikës. Kushdo që ka punuar në një ambasadë amerikane e di gjithashtu lidhjen e veçantë mes diplomatëve US dhe marinsave që mbrojnë ambasadat dhe konsullatat tona. Faleminderit marinsave që jeni ata që jeni, që jeni gjithmonë besnikë. Gëzuar ditëlindjen!”- shkruan Kim në rrjetet sociale. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 23.11.2021 18:28