Granata, tritol e armë me silenciator! Dy lushnjarët lënë pa fjalë policinë, kontrolli u gjen arsenal të frikshëm

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjes pasi gjatë një kontrolli në stanin e tij në lagjen “Savër”  u gjet një arsenal i plotë me armë zjarri, fishekë dhe armë të tjera të ftohta.

Policia ka vënë në pranga edhe shtetasin N.P, 43 vjeç nga Lushnja, pasi iu gjet në makinë një shufër metalike dhe pas kontrollit në shtëpi policia gjeti 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 43-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për mbajtje të municioneve luftarake dhe armëve të ftohta. U arrestua në flagrancë 43 vjeçari me inicialet N.P, banues në Lushnjë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një shufër metalike me hapje-mbyllje.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së 43-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua 1 gjerdan me 14 fishekë gjuetie, 4 thika me këllëf, 1 shpatë me këllëf, dhe 1 thikë flutur.

Është shpallur në kërkim gjithashtu M.H, 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e tij në lagjen “Savër”, Lushnjë, u gjetën 1 armë zjarri automatik, 12 krëhëra pistolete dhe automatiku, 179 fishekë pistolete dhe automatiku, 2 silenciator dhe 1 tytë e montuar, 3 shula automatiku, 1 kallëp tritoli, 1 fitil zjarrpërcjellës, 1 granatë difensive, 2 radio dore marrëse dhënëse. /albeu.com/

 


Shtuar 20.10.2021 14:34