Brohorima, duartrokitje e karrige në duar! Pritja e pazakontë e ushtarëve amerikanë për Ramën (VIDEO)

Këtë fundjavë kryeministri Edi Rama gjendet në SHBA ku po zhvillon një vizitë në New York, në kuadër të takimeve në OKB.

Gjatë një vizite në Akademinë Ushtarake “West Point”, në kuadrin e bashkëpunimit të nisur për binjakëzimin me Akademinë e Forcave të Armatosura Shqiptare, Rama është pritur me ceremoni.

Kryeministri Rama ka mbajtur një fjalë të shkurtër para ushtarëve në “West Point” ndërkohë ata kanë shpërthyer në duartrokitje, ngritje karrigesh në duar dhe brohorima.

POSTI I RAMËS:

“MIRËMËNGJES

dhe me një moment të veçantë të mikpritjes speciale në ëest Point, ju uroj një ditë të mbarë…”- shkruan Rama në Facebook. /albeu.com/


Shtuar 21.09.2021 08:30