Kryeministri i Greqisë infektohet me Covid-19

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjete sociale.

Mitsotakis ka rezultuar pozitiv në testin diagnostik që dorëzohet çdo ditë dhe siç ka paralajmëruar ai do të izolohet në shtëpi dhe do të punojë prej andej.

“Në testin e shpejtë ditor që bëra sot në zyrë, dola pozitiv për Covid-19. Rrjedhimisht do të jem i izoluar në shtëpinë time dhe do të punoj që andej. Dua t’ju kujtoj se vaksinimi me tre doza ofron mbrojtjen më të mirë të mundshme kundër sëmundjeve të rënda. Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë mirë dhe shumë shpejt do të jem sërish në zyrë” , tha ai./albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kyriakos Mitsotakis (@kyriakos_)