Era dhe terreni i vështirë, zjarrfikëset në luftë me flakët në Shëngjin
Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një zonë në Shëngjin pranë lagjes Sake.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes por sipas informacioneve paraprake, nuk ndërhyjnë dot për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Ata mësohet janë vendosur pranë bizneseve dhe banesave për të shmangur marrjen flakë të tyre, ndërkohë që deri më tani nuk ka rrezik.

Shqetësim i zjarrfikësve është se poshtë vatrës së zjarrit ndodhen dhe disa depozita karburanti, por fatmirësisht nuk kanë karburant brenda. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori