I riu në Tiranë tenton t’i vërë flakët shtëpisë së ish të dashurës

Një ngjarje aspak e zakonte ka ndodhur në Tiranë. Një 31-vjeçar ka tentuar të djegë shtëpinë e ish të dashurës së tij, të cilën e kishte dhunuar vazhdimisht psikologjikisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. Z., 31 vjeç, pasi ka tentuar t’i djegë banesën ish të dashurës, dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, njofton policia./albeu.com


Shtuar 17.01.2022 10:25