31 vjeçari flet nga karantina: Isha në avion me gruan e sëmurë nga Lushnja

Një 31 vjeçar i ardhur nga Milano ndodhet i izoluar tek infektivi pasi ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Djaloshi vetë thotë se asnjë nga mjekët nuk i ka komunikuar atij rezultatet vetëm e kanë vendosur në të njëjtin vend me ata që kanë dalë pozitiv nga koronavirusi.

“S’kam asnjë përgjigje. Unë jam top, por më ka kapur paniku. Jam trembur për familjarët e mi nuk po i bëjnë tamponët. Kam takuar shumë miq dhe shokë, kam frikë për ta“

31 vjeçari shton se ai kishte udhëtuar në të njëjtin avion me gruan nga Lushnja e cila pak ditë më parë ishte paraqitur në Infektiv.


Shtuar 10.03.2020 09:13