Koeman te Barcelona, ja kur do zyrtarizohet

Trajneri i Holandës Ronald Koeman ka thënë se klauzola e tij e për të kaluar te Barcelona është shtyrë deri në vitin 2021, pasi Kampionati Evropian u shty një vit për shkak të pandemisë coronavirus.

Koeman ishte afër që të merrte drejtimin e skuadrës kur Ernesto Valverde u shkarkua por pastaj në vend të tij u zgjodh Quique Setien.

Koeman zbuloi më parë kontrata e tij në Holandë përmban një klauzolë që i lejon atij të kaloj në Camp Nou pas Euro 2020.

“Klauzola në kontratën time për të shkuar në Barcelona është pas Kampionatit Evropian”.

“Asnjë datë nuk është përmendur, kështu që tani është pas Kampionatit Evropian në vitin 2021. Por unë nuk kam menduar për këtë për asnjë sekondë”, ka thënë Koeman.


Shtuar 18.03.2020 19:38