Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv, ikonë e televizionit

Vladimir Grillo nuk jeton më. Gazetari dhe komentatori i njohur i RTSH e humbi betejën me sëmundjen në moshën 74-vjeçare.

Lajmin e bën të ditur një nga kolegët e tij në RTSH, Defrim Methasani, i cili shkruan në rrjetet sociale:

“Shuhet ikona e ekranit për sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime.

Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit.

Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën”.


Shtuar 30.12.2021 17:05