Ish e dashura e drogoi dhe e vrau futbollistin italian, e pëson pas 32 vitesh (FOTO LAJM)

Ish e dashura e futbollistit italian, Donato Bergamini i cili vdiq më 18 nëntor 1989 në një aksident në autostradë, Isabella Interno akuzohet për bashkëpunim në vrasje me paramendim pas 32 vitesh nga aksidenti tragjik.

Fillimisht besohej se ishte një vdekje aksidentale kur trupi i Bergaminit supozohej se u përplas me një kamion në Kalabri, shkruan Klix.

Në fillim nuk kishte ndonjë version të mundshëm apo provë për ta konstatuar të kundërtën dhe për të hedhur hije dyshimi mbi Isabell.

Pas një hetimi të nisur nga nëntori i vitit 2017, u konfirmua se ish-futbollisti u mbyt para se të përfundonte nën gomat e një kampioni dhe provat e mbledhura për këtë gjë, hodhën poshtë mundësinë e një aksidenti të rastësishëm.

32 vjet pas vdekjes së tij, ish e dashura Isabella dhe shoferi i kamionit, Rafel Pisano akuzohen për vrasje.

Ajo dyshohet se e drogoi Bergaminin dhe e vrau atë qëllimisht.

Kjo për shkak, sipas prokurorit, pas ndërprerjes së lidhjes së tyre, pasi po sipas tij, Isabell nuk e pranoi lehtë këtë gjë.

Seanca e parë gjyqësore është caktuar për 25 tetor, dhe duket se e vërteta do të dal në pah më në fund./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 13:05