Zvicra fut Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për shkak të Covid-19

Zvicra ka vendosur që ta fusë Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19.

Sipas Ambasadës së Zvicrës në Kosovë për të hyrë në Zvicër duhet vaksinimi i plotë.

Kjo mbetet në fuqi deri në një njoftim tjetër.

Për informacione më të hollësishme, ju lutemi kontrolloni aplikacionin e administratorit të udhëtimit: https://travelcheck.admin.ch/home

 


Shtuar 18.02.2022 13:52