Rama: Nesër mbledhja e dy qeverive në Elbasan

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook shkruan se ditën e nesërme, në Elbasan, mblidhen dy qeveritë, ajo shqiptare dhe ajo e Kosovës.

Në mbledhjen e 26 nëntorit pritet të diskutohet për marrëveshjet e nënshkruara gjatë kësaj periudhe dhe të preken fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik, arsimi, drejtësia, shkenca dhe kultura.

Gjithashtu nesër do nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve të 2 vendeve.

Kujtojmë se, tradita e mbledhjes së dy qeverive ka nisur që prej vitit 2014, e që atëherë qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë zhvillojnë mbledhje për të vijuar bashkëpunimin dhe për të nënshkruar marrëveshje në fusha të ndryshme./albeu.com


Shtuar 25.11.2021 09:22