Interi zhgënjen ndaj Genoas (VIDEO)

Për të dytën javë me radhë, Milani gabon ndeshjen e parë, të njëjtën gjë bën dhe Interi.

Zikaltërit nuk arrijnë të fitojnë për të larguar një moment shumë negativ të vitit 2022 me rezultate që nuk kanë aspak ngjashmëri me ato të fazes së parë.

Në transfertën me Genoan, Interi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola duke konfirmuar se ka probleme me sulmin.

Lautaro Martinez në stol sonte por edhe pse u fut në pjesën e dytë nuk bëri asgjë pasi Interit i mungoi konkretizimi në portë.

Një barazim pa gola që më shumë i shërben Genoas teksa Napoli mund të përfitojë dhe të ngjitet në krye këtë fundjavë.


Shtuar 25.02.2022 23:29