Përfshihet nga flakët një apartament në Tiranë

Një banesë në katin e katërt të një pallati në Allias është përfshirë nga flakët. Policia raporton se nga zjarri ka vetëm dëme materiale, pasi banorët janë evakuuar menjëherë.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërsa shkaku nuk dihet ende.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 23.11.2021, rreth orës 07:58 në Allias, në vendin e quajtur “Te Katrori”, ka rënë zjarr në katin e katërt të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë bënë evakuimin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com

 

 

 


Shtuar 23.11.2021 08:44