Dhunoi bashkëshorten e tij, në pranga 30-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 30-vjeçar në Kurbin pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurëz të Kurbinit, ku i riu me iniciale E.L., për shkaqe ende të paqarta, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij me iniciale Dh.L. 26 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.L., 30 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases Dh.L., 26 vjeçe.

Materialet hetimore u referuan në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 


Shtuar 13.11.2021 16:08