Zjarr në një banesë në Elbasan, i moshuari pëson djegie të rënda

Një banesë është përfshirë nga flakët në Elbasan duke u djegur pjesërisht. Policia bën me dije se zjarri është shuar, por shtetasi  85-vjeçar që ndodhej në banesë ka pësuar djegie dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.


Shtuar 25.11.2021 14:06

Tags: ,