Tentoi t’i fuste telefon të birit në burg, përfundon brenda edhe babai 65-vjeçar

Policia ka vënë në pranga një 65-vjeçar në Burgun e Beratit pasi tentoi të fuste një telefon brenda burgut.

I ndaluari quhet Musteak Çala. Ai rezulton se e kishte ngjitur telefonin brenda një tenxhereje, që  do t’ia dërgonte të birit, Erjon Çala, i cili vuan dënimin në burgun e Beratit.

Musteak Çala u ndalua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe iu dërgua Drejtorisë së Policisë së Beratit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 24.12.2021 19:41