Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, edukatorja 27-vjeçare del sot para gjykatës! Çfarë pritet

Redina Binjaku, edukatorja 27-vjeçare në kopshtin privat “Flatrat e Dijes” në Fier ku ndërroi jetë një fëmijë 3-vjeçar, do të dal sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Sipas informacioneve nga policia, i mituri ka humbur jetën aksidentalisht në një kohë kur do duhet të ishte në mbikëqyrjen e edukatores.

Binjaku u arrestua nga policia dhe po hetohet lidhur me ngjarjen e rëndë.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se Redina Binjaku do të përfaqësohet nga avokati i saj para togave të zeza.

Nga ana tjetër, familjarët vijojnë të kërkojnë drejtësi. Në një rrëfim mes lotësh, nëna e djalit të mitur që ndërroi jetë, tregon para kamerave se ishte edukatorja e kopshtit që e mori në telefon për ngjarjen. Sipas nënës së viktimës, edukatorja i kishte thënë se djali ishte përmendur ndërsa më pas doktorët e kishin njoftuar se i mitur ndërroi jetë./albeu.com/