Putin: S’kemi nevojë të printojmë para! Nëse mendojnë se do tërhiqemi, nuk e kanë kuptuar Rusinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se vendi i tij nuk ka nevojë të printojë para, për të përballuar krizën e sanksioneve perëndimore.

Putin ka thënë se nëse Perëndimi mendon se Rusia do të tërhiqet, atëherë nuk e kupton Rusinë.

Ai foli gjithashtu për sanksionet e krijuara për të goditur ekonominë e Rusisë – por tha se banka qendrore nuk ka nevojë të printojë para dhe vendi ka burime të mjaftueshme financiare.

“Ekonomia dhe biznesi ynë i kanë të gjitha burimet e nevojshme për të përmbushur të gjitha objektivat e vendosura, sfidat vetëm duhet të na mobilizojnë”, tha ai./albeu.com/