Dhunoi dhe kanosi me thikë bashkëshorten, në pranga 57-vjeçari në Mat

Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar në Mat pasi ka dhunuar dhe kanosur me thikë gruan e tij.

Njoftimi i Policisë:

Ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me mjet prerës  bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë  57-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat,  u bë arrestimi në flagrancë i   shtetasit D. B.,  57 vjeç, banues në Burrel,  pasi në banesë ka  ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten  e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 7.03.2022 15:06

Tags: , ,