Hazard mund të kthehet tek ish-ekipi i tij

Që pas kalimit tek Real Madrid , Hazard ka qënë i pafat.

Dëmtimet e kanë ndjekur nga pas çdo moment duke e detyruar belgun të humbas shkëlqimin e tij të dikurshëm.Tek Chelsea Eden ka qënë një nga më të mirët në Premier League por jo vetëm.

Gjithësesi, sipas “El Pais”, 30-vjeçari mund të rikthehet përsëri tek Chelsea.

Sipas tyre, Eden Hazard është i gatshëm të largohet nga Spanja në drejtim të ekipit anglez muaj që vijnë./albeu.com


Shtuar 23.10.2021 09:41