“Nën rrënoja”, vjen filmi i parë në kujtim të tërmetit të 26 nëntorit (FOTO LAJM)

Pak më shumë se një muaj shënon dhe ditën e zezë për shqipërinë, tërmetin e 26 nëntorit që do i merrte jetën 51 personave dhe do shkatërronte me qindra shtëpi.

Lidhur me këtë, skenaristi dhe producenti Koloreto Cukali, ka vendosur ta përkujtojë këtë ngjarje me një film artistik.

Skuadrat e konsoliduara të prodhimeve kinematografike të Cukali Films dhe Rucksack Production, firma të të tjerë sukseseve si “Femrat”, “Radio-Radio”, apo “Skandërbeg”, mësohet se janë në fazën e fundit të përgatitjeve, përpara zbritjes në sheshxhirim.

https://www.instagram.com/undertheruinsfilm/

Nuk dihet ende për kastin e aktorëve, por në profilet zyrtare të “Under the Ruins Film” në Instagram dhe Facebook, është se stafi është në kërkim të historive dhe përjetimeve të qytetarëve. Sepse pavarësisht venddodhjes së secilit prej nesh në 26 nëntor, çdo shqiptar atë natë, ka lënë diçka “Nën rrënoja”.


Shtuar 7.10.2020 17:05