FIA lejon garimin e pilotëve rus por pa flamurin e tyre

Organi drejtues i Motorsport, FIA ka vendosur që pilotët rusë mund të vazhdojnë të konkurrojnë në ngjarje globale, edhe pse jo nën flamurin rus.

E njëjta gjë do të vlejë edhe për pilotët bjellorusë për shkak të mbështetjes së Minskut për pushtimin rus të Ukrainës.

Vendimi do të lejojë pilotin rus Nikita Mazepin të garojë në F1 këtë sezon me ekipin Haas.

Garuesit nga të dy vendet do të mbajnë një flamur neutral dhe duhet të bëjnë “angazhim specifik dhe respektim të parimeve të paqes dhe neutralitetit politik të FIA-s, deri në një njoftim tjetër”, tha organi.

Vendimi vjen pas vendimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe FIFA-s për të vendosur një ndalim të plotë ndaj konkurrentëve rusë.

FIA gjithashtu njoftoi se do të anulonte ngjarjen e ardhshme të Kupës Ndërkontinentale të Drifting që do të mbahej në Sochi, Rusi, këtë verë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.03.2022 22:40