E trishtë! Covid-19 i merr jetën fëmijës 5 vjeç nga Saranda

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë. Një fëmijë 5 vjeç ka ndërruar jetën për shkak të Covid-19.

Burime bëjnë me dije se fëmija ndodhej në spitalin e Sarandës prej ditësh, dhe së fundi u transortua në Tiranë drejt Traumës pasi gjendja u rëndua akoma më shumë.

Gjendja e 5-vjeçarit nuk u stabilizua, dhe kjo  bëri që të dërgohej në Turqi, vendi ku ndërroi dhe jetë./ albeu.com

 

 


Shtuar 26.10.2021 10:47