Ushtarakët e Defender 21 jashtë uniformave: Këngë, alkool dhe festë “të çmendur” në Vlorë

“Defender 21” ka bërë bashkë ushtarakë të kombeve të ndryshme të mbledhur në Shqipëri. Mbrëmjen e djeshme, të zhveshur nga uniforma ushtarake, ata janë bërë bashkë dhe festojnë e pinë në një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë.

Ata shihen duke kërcyer, kënduar, në shoqërinë e njëri tjetrit dhe të disa vajzave, ndërkohë që atmosfera ka qenë e ndezur për orë me radhë.
Nuk munguan këngët himn të shqiptarisë si “Kuqezi” dhe “Xhamadani Vija Vija”. Por jo vetëm shqip. Muzika shpërtheu nga të gjitha kombësitë.

Kujtojmë se ‘Defender Europe 21’ është stërvitja më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, aleate dhe partnere nga 27 vende të ndryshme. Stërvitja do të zhvillohet deri në 20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë.


Shtuar 28.05.2021 13:00