Rama ndan udhëzimin: Kush duhet të vaksinohet me dozën e tretë kundër Covid-19 (VIDEO)

Kryeministri Rama ka ndarë një video në Facebook në lidhje me vaksinimin anticovid për sa i përket dozës së tretë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë informacion të dobishëm për kategoritë që duhet të vaksinohen me dozën 3 AntiCovid, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në video citohen kushtet e vaksinimit me këtë dozë, kategoritë dhe koha e marrjes së vaksinës.

1.Të gjithë personat mbi 60-vjeç me sëmundje kronike

2.Personeli shëndetësor

3.Personat që jetojnë në institucionet e kujdesit afatgjatë

4.Personat mbi 18 vjeç me sëmundje të caktuar

Kur duhet të marrin dozën e tretë?

-Jo më herët se 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë./albeu.com/


Shtuar 12.11.2021 08:56